Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuli Nura, ka udhëtuar drejt Zvicrës, ku aktualisht ndodhet në spital, në pritje të momentit të veçantë të lindjes së binjakëve të saj. Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa video nga ambientet e spitalit, duke bërë të ditur se dëshiron që lindja të realizohet në Zvicër, vend në të cilin jeton prej rreth tre vjetësh tashmë. Gjatë qëndrimit në spital, Xhuli nuk ka hezituar të komunikojë me ndjekësit e saj. Ajo ka hapur një seri pyetjesh dhe përgjigjesh, ku ka treguar më shumë detaje rreth shtatzënisë dhe përgatitjeve për ardhjen në jetë të binjakëve. Foto: Xhuli Nura / Instagram Mes pyetjeve të shumta, ajo ka konfirmuar se dëshiron që fëmijët e saj të lindin në Zvicër. Shtatzënia e Xhulit ka qenë e komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, veçanërisht pasi ajo ka bërë të ditur se e ka realizuar përmes procedurës IVF dhe me ndihmën e një donatori të huaj. Your browser does not support the video tag. roar-assets-auto.rbl.ms Gjatë gjithë këtij rrugëtimi, Xhuli ka qenë e hapur me ndjekësit e saj dhe ka vendosur t’i përfshijë ata në faza të ndryshme të shtatzënisë, duke ndarë momente personale, përjetime dhe përgatitjet për ardhjen e bi