Grabitësit përplasin veturën në argjendari në Britani, pronari i përzë me shkop
Një tentativë grabitjeje spektakolare ka tronditur Bradfordin në Britaninë e Madhe, pasi një grup prej shtatë grabitësish të maskuar përplasi një automjet 4x4 në vitrinën e një argjendarie, ndërsa brenda ndodheshin klientë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:20 të së shtunës në Pakistan Jewellers, në Bradford të West Yorkshire, transmeton Telegrafi. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë disa klientë që ndodheshin brenda dyqanit, kur në sfond shfaqet një automjet që afrohet duke lëvizur mbrapa. Në përpjekjen e parë, 4x4-a përplaset me forcë në pjesën e përparme të argjendarisë, duke dëmtuar vitrinën dhe duke bërë që karriget dhe mbeturinat të fluturojnë drejt klientëve, të cilët përpiqen të mbrohen. Por grabitësit nuk ndalen. Automjeti largohet pak dhe më pas rikthehet me shpejtësi të madhe, duke u përplasur për herë të dytë me dyqanin. Këtë herë, pjesa e përparme e argjendarisë shembet, ndërsa klientët mbeten të bllokuar në një cep, të rrethuar nga rrënojat. Në atë moment, një nga grabitësit e maskuar hyn nëpër rrënoja, i armatosur me mjet prerës, ndërsa pjesëtarët e tjerë të grupit shfaqen jashtë dyqanit me çanta të mëdha, të gatshëm për të marrë arin. Por plani i tyre dështon. Në vend
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.