Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar lidhur me zhvillimet e sotme në Kuvend, duke kritikuar deputetin e Vetëvendosjes, Ardian Golën, i cili u zgjodh nënkryetar i parlamentit sot. Sadiku, në postimin e tij ka thënë se Gola, ‘’s’pati guximin dhe inegritetin’’ që të veprojë ndryshe nga direktivat e partisë, duke e cilësuar si të ‘’dobët’’ veprimin e Golës i cili nuk votoi ‘pro’ propozimit të Partisë Demokratike të Kosovës për nënkryetar parlamenti, që ishte Vlora Çitaku. Postimi: E kam pasë një respekt për Ardian Golën. Kam mendu që, në një grup me shumë njerëz të pakulturuar e të paarsimuar, ai përbënte një dallim. Kam shpresu që, sado pak, brenda VV-së ka ende njerëz që qëndrojnë stoikë përballë së keqes dhe që e vendosin arsyen para direktivës partiake. Sot, 101 deputetë votuam për Ardian Golën si nënkryetar të Kuvendit. Vetëm pesë minuta më vonë, po i njëjti Ardian Gola nuk votoi për kolegen e tij, Çitaku, duke kontribuar kështu në bllokimin e konstituimit të Kuvendit. Dhe pikërisht këtu është zhgënjimi. Gola, si nënkryetar i sapozgjedhur, e di shumë mirë që kjo nuk ka kuptim. E di rolin e nënkryetarëve. E di çfarë po bëhet. E di edhe pasojën. Por, k