Formacioni titullar i Real Madridit ndaj Rayo Vallecanos përfshinte emra si Kylian Mbappé, Vinícius Junior, Jude Bellingham dhe blerjen rekord të klubit, Yan Diomande. Pavarësisht kësaj, José Mourinho kishte edhe shumë më tepër opsione në dispozicion. Pas ndeshjes, Mourinho foli për skuadrën e tij: “Shikova stolin dhe kisha çdo lojtar, përveç atyre të dëmtuarve. Dhe pashë vetëm cilësi”. Për Real Madridin, stoli prej 12 zëvendësuesish ndaj Rayo Vallecanos kishte një vlerë të kombinuar të tregut prej 537 milionë eurosh, sipas “Transfermarkt”. Në të përfshihej edhe superylli turk Arda Güler, i vlerësuar me 90 milionë euro, vlerë kjo më e madhe se e gjithë skuadrës së Rayo Vallecanos (86.85 milionë euro) dhe më e lartë se ajo e pesë skuadrave të tjera të La Ligas: Málaga (55.35 milionë euro), Alavés (66.7 milionë euro), Elche (74 milionë euro), Osasuna (77.9 milionë euro) dhe Levante (86.9 milionë euro). Turku shoqërohej nga Aurélien Tchouameni (70 milionë euro), Dean Huijsen, Trent Alexander-Arnold dhe Marc Cucurella (60 milionë euro secili), Eduardo Camavinga (50 milionë euro), Endrick (40 milionë euro), Brahim Díaz (35 milionë euro), Carlos Espí, Thiago Pitarch dhe Raúl Asencio (20