Pas lajmit rreth vendimit të Gjyqit për ish udhëheqësit e UÇK-së, Ramiz Lladrovci ka deklaruar se "shtyrja e afatit të vendimit të gjyqit nga Maji e Korriku në Shtator për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, është argument se vetëm vendimi lirues është i drejtë për çlirimtarët!" Postimi i Lladrovcit në fb: Vetëm vendimi lirues është i drejtë për çlirimtarët! Heronjtë tanë të luftës dhe paqes, Hashimin, Kadriun, Jakupin e Rexhën, i presim fitimtarë nga beteja e fundit për Republikën e Kosovës dhe pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Betejat në frontin e luftës u fituan me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve, bashkë me aleatët, fitoren diplomatike me mbi 120 njohje, i arritëm bashkë me aleatët, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë e fituam të drejtën tonë për shtet, bashkë me drejtësinë ndërkombëtare, andaj edhe besimi ndaj aleatëve dhe drejtësisë ndërkombëtare ishte i pakufishëm. Retë e zeza mbi Kosovën, njëzet vjet pas çlirimit, i ranë barrë ti heq, Hashimi me shokë, në betejën e fundit për Republikën e Kosovës, për pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së drejtë në pajtim me normat ndërkombëtare. Fisnikëria, virtyti dhe guximi, janë vet