Sistemi analizoi 18.600 ekzaminime dhe vlerësoi kohën e kontrollit, heqjen e polipeve dhe përdorimin e teknikave të rekomanduara Edhe pse kolonoskopia është një nga metodat më efektive për parandalimin e kancerit të zorrës së trashë, cilësia e vetë procedurës dhe kujdesi gjatë ekzaminimit mund të ndryshojnë ndjeshëm nga një mjek te tjetri . Shkencëtarët nga Northwestern University kanë zhvilluar një mjet të inteligjencës artificiale që analizon me sukses videot e kolonoskopive dhe mundëson vlerësimin në shkallë të gjerë të cilësisë dhe saktësisë së procedurës. U analizuan rreth 19 mijë kolonoskopi Matja e performancës dhe cilësisë së punës së mjekëve që kryejnë kolonoskopi rekomandohet nga organizatat kryesore profesionale mjekësore, pasi është dëshmuar se monitorimi i rregullt i cilësisë ndihmon në uljen e vdekshmërisë nga kanceri kolorektal. Megjithatë, kontrollimi manual i mijëra videove është jashtëzakonisht i ngadalshëm, i kushtueshëm dhe praktikisht i pamundur për shumë spitale . Softueri i ri synon ta zgjidhë këtë problem duke automatizuar procesin e analizës. Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën shkencore The American Journal of Gastroenterology , përcjell Teleg