Hoxhaj u drejtohet qytetarëve: Historia na thërret, sot ta mbushim Prishtinën me zërin e Kosovës
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, u është drejtuar qytetarëve para Marshit për Liri, i cili mbahet sot, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Hoxhaj ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar se populli i Kosovës nuk e harron historinë dhe nuk hesht kur e vërteta dhe lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë nevojë për zërin e tij. “Historia na thërret që t’u dëshmojmë brezave të ardhshëm se populli ynë nuk dorëzohet, nuk e harron historinë e vet dhe nuk hesht kur e vërteta dhe lufta e lavdishme e UÇK-së kanë nevojë për zërin tonë. Në orën 14:00, le ta mbushim Prishtinën me zërin e Kosovës! Shihemi në sheshin ‘Skënderbeu’”, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.