Ulja e njoftuar e tatimit mbi vlerën e shtuar për karburantet nga 18 në 10 përqind është një masë e vonuar dhe e pjesshme, vlerësoi LSDM, e cila thotë se Qeveria reagoi vetëm pasi çmimet e larta kishin goditur tashmë standardin e jetesës së qytetarëve. Nga partia thonë se që në fillim të krizës kishin kërkuar që TVSH-ja për karburantet të ulet në pesë përqind, akciza të hiqet menjëherë dhe tatimi për produktet ushqimore bazë të zbresë në zero. “Qeveria nuk ndërmori asgjë. I la çmimet të rriten, ndërsa qytetarët të mbushin karburant me këste dhe të blejnë gjithnjë e më pak. Tani, kur dëmi është bërë, del me një masë të pjesshme dhe kërkon duartrokitje”, njoftuan nga LSDM. Sipas partisë, ulja e TVSH-së nga 18 në 10 përqind nuk paraqet mbrojtje në kohë të standardit të jetesës, por konfirmim se Qeveria vonohet me masat. “Kjo nuk është kujdes, por makeup i vonuar. Fillimisht qytetarët paguajnë çmime të larta, pastaj Qeveria u kthen një pjesë të vogël dhe paraqitet si shpëtimtare”, theksojnë nga LSDM. Partia opozitare iu referua edhe deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski se çmimi i karburanteve “në thelb nuk është i ulët”, por është më i ulët në krahasim me vendet fqinje. “Nuk