Tragjedi në Indonezi, anija me 243 persona fundoset - 129 ende të zhdukur
Pamjet ajrore kanë dokumentuar përmasat e një prej aksidenteve më të fundit detare në Indonezi, pasi anija e pasagjerëve Virgo Transport 8 u përmbys në Detin Java. Anija po udhëtonte nga Surabaya kur pësoi incidentin dhe u fundos, ndërsa në bord ndodheshin gjithsej 243 persona, përfshirë 30 anëtarë të ekuipazhit. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë deri tani 108 persona, ndërsa 129 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, transmeton Telegrafi. Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon në zonën ku ndodhi incidenti, ndërsa ekipet po përpiqen të lokalizojnë personat që mungojnë. Pamjet e marra nga ajri tregojnë përmasat e operacionit dhe zonën ku anija u përmbys, ndërsa autoritetet indoneziane vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit. Shkaqet e sakta të aksidentit dhe rrethanat që çuan në përmbysjen e Virgo Transport 8 ende nuk janë bërë të ditura. /Telegrafi/ See on Instagram
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.