Familjari i imamit të vrarë në fshatit Zlipotok të Komunës së Dragashit, Benjamin Tairovci ka thënë se i ndjeri ka pas kërcënime të vazhdueshme nga i dyshuari B.H për vrasje i cili është ndaluar për 48 – orë. Ai ka treguar se i ndjeri dhe i dyshuari kishin një mosmarrëveshje lidhur me shfrytëzimin e një toke. Ai shtoi se viktima ka qenë i kërcënuar nga dorasi. “Disa herë, hoxha djali i axhës tem e ka thirr policinë që e ka kërcnuar ky djali që 1 vit, 1 vit e gjysëm osë më shumë, edhe asnjë rast nuk e kanë hap ai këtë monstrum që e ka bo këtë rastin ka shku aty tek kafja me një djalë si erdh hoxha me dalë jashtë me fol diçka edhe ky djali nuk e din se çka e ka thirr hoxha ka thënë dil jashtë”, bëri të ditur Tairovci. Ai poashtu tregoi se sa herë është goditur hoxha. “Nga mbrapa e ka pas te shpina ka qenë dhjetë, njëzetë herë se di unë edhe këtu te qafa”, tha ai. I dyshuari i cili gjendej në arrati është arrestuar të martën. Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ai është ndaluar për 48-orë. Në ndalim gjithashtu është edhe babai i të dyshuarit për veprën penale “mos dhënie të ndihmës”. Rasti sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:15, ndërsa që G.T ishte dër