Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave (ZMNV) ka trajtuar 60 raste të reja gjatë periudhës 4–11 shtator 2026. Sipas të dhënave të ZMNV-së, shumica e rasteve kanë të bëjnë me dhunën në familje, gjithsej 51 raste. Ndërkohë, janë trajtuar edhe raste të dhunimit, vrasjes në tentativë, vrasjes dhe sulmit. Në këtë periudhë janë trajtuar edhe dy raste të krimeve të luftës, tri raste të shkeljes së urdhrit mbrojtës, si dhe janë parashtruar pesë kërkesa për urdhër mbrojtje dhe 11 kërkesa për urdhër mbrojtje emergjente. Mbrojtësit e Viktimave kanë marrë pjesë në 80 seanca gjyqësore dhe 16 seanca në Prokurori, ndërsa kanë ofruar 49 këshilla juridike. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 13 aktgjykime dënuese dhe një aktgjykim refuzues. Po ashtu, është nxjerrë një vendim për kompensim nga Fondi i Viktimave dhe dy vendime për aprovimin e kompensimit të viktimave. ZMNV ka bërë edhe tri referime të rasteve në Qendrat për Punë Sociale dhe një referim në Polici.