Dhimbjen për vdekjen e vëllait, Azem Krasniqi, Jakup Krasniqi do të dëshironte ta ndante me familjarët e tij. Ish-zëdhënësi i UÇK-së, që ndodhej nën masën e paraburgimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë, nuk u lejua të vinte në varrimin e të vëllait. Por, vizita në Kosovë, atij iu lejua pas disa ditëve, përkatësiht më 10 tetor të vitit 2024 dhe ajo u zhvillua nën kushte të rrepta sigurie, i shoqëruar vazhdimisht nga forca policore të EULEX-it dhe Kosovës. Ish-kryeparlamentari, i cili po bëhen gati gjashtë vite që po mbahet në Hagë, fillimisht vizitoi varrezat e Negrocit, ku ishte varrosur vëllai i tij. Lulet dhe homazhet para varrit të Azem Krasniqit, Jakup Krasniqi i bëri nën monitorimin e katër zyrtarëve të huaj, të ngarkuar me përcjelljen e tij gjatë qëndrimit në Kosovë. Pas përfundimit të vizitës në varreza, kolona me rreth dhjetë automjete të blinduara u nis drejt shtëpisë së familjes në brendësi të fshatit. Gjatë rrugës, familjarë dhe bashkëfshatarë e pritën me emocion. Ata nuk patën mundësi t’i afroheshin, por e përshëndetën nga distanca, derisa Krasniqi hyri në oborrin e shtëpisë. Edhe në ambientet familjare, qëndrimi i tij ishte i kufizuar dhe nën përcjellje të vazhduesh