Deputeti i OBRM-PDUKM‑së, Bojan Stojanoski, reagoi përmes një komunikate ndaj kritikave të kryetarit të LSDM‑së, Venko Filipçe, duke vlerësuar se rebalanci i Buxhetit për vitin 2026 është dëshmi për financa publike stabile dhe vazhdimësi të politikës zhvillimore të Qeverisë. Sipas Stojanoskit, rebalancI nuk është dokument krize apo paniku, por dokument financiar që i përshtat të ardhurat dhe shpenzimet me lëvizjet reale ekonomike dhe i orienton mjetet drejt fushave me efektin më të madh zhvillimor. Ai theksoi se me rebalancin të ardhurat totale rriten për 4,6 miliardë denarë, ndërsa investimet kapitale rriten për 5,8 miliardë denarë, pra 14,5 për qind. “Kur shpenzimet kapitale rriten për gati gjashtë miliardë denarë, nuk flasim për shpenzim të kotë, por për rrugë, hekurudha, ujësjellës, kanalizime, institucione shëndetësore, shkolla, konvikte studentore, objekte sportive dhe projekte për mjedisin jetësor”, tha Stojanoski. Ai theksoi se të ardhurat tatimore në pesë muajt e parë të vitit janë më të larta për 6,3 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, duke shënuar rritje të të ardhurave nga TVSH‑ja, tatimi personal dhe tatimi mbi fitimin. Stojanoski shtoi se shpe