Gjyshja në Zagreb vendosë pishinën për nipërit e saj në rrugë, thotë se nuk kishte hapësirë në oborr
Një gjyshe kroate, e cila instaloi një pishinë të madhe përpara shtëpisë së saj në Dubravë të Zagrebit, në një rrugë midis makinave të parkuara, iu desh ta zbrazte atë pasi dikush postoi një video në TikTok dhe i vuri ‘flakën’ rrjetave. Pishina, me madhësinë e një makine mesatare, kishte qëndruar përpara shtëpisë së saj për dy javët e fundit derisa erdhi policia dhe i tha se duhej ta zbrazte, përndryshe do të merrte një gjobë, transmeton Telegrafi. Pishina, e cila ishte pikërisht pranë gardhit, nuk e pengonte trafikun, por padyshim që shkaktoi habi tek të gjithë ata që kalonin aty pranë. Për shkak të gjithë situatës, ndërsa po flisnim me pronaren, pishina po zbrazej në një pusetë aty pranë. Ajo nuk donte të ishte para kamerave, e zhgënjyer sepse nipërit e saj nuk mund të notonin më në pishinën që ata instaluan për ta përpara gardhit sepse nuk kishte vend në oborr për një pishinë kaq të madhe. "Pishina ka qenë aty prej dy javësh dhe për sa di unë, asnjë nga fqinjët nuk është ankuar. Fëmijët notuan në atë pishinë gjithë ditën, për fat të mirë do të shkojnë në det së shpejti", tha ajo. Ajo shtoi se nëse dikush do të ishte shqetësuar, një nga fqinjët do t'ia kishte thënë, por është e v
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.