Elvis Hoxha i LVV-së e quan Vjosa Osmanin “mjeshtre të frazave paradoksale”: Është tradhtare
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha e ka quajtur ish-presidenten Vjosa Osmani "mjeshtre të frazave paradoksale", duke komentuar një deklaratë të saj mbrëmë. "Vjosa Osmani është mjeshtre e frazave paradoksale. Një ndër më të bukurat mes tyre është pa dyshim: 'Nuk do t’i lejoj askujt të më quaj tradhtare'. Në strukturë ngjan me deklaratën e Gucatit që i ndalon gjithkujt të përdorë flamurin e UÇK-së", shkroi ai në një postim në Facebook. Hoxha tha se "fraza është paradoksale në vetvete". "Sepse unë tani do të shkruaj këtu: 'Vjosa Osmani është tradhtare'. A mendoni ju se do të vijë Vjosa dhe do të më rrëmbejë telefonin nga dora?", shkroi ai. The post Elvis Hoxha i LVV-së e quan Vjosa Osmanin „mjeshtre të frazave paradoksale“: Është tradhtare appeared first on Gazeta Express .
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.