Ekspertja për zhvillimin e fëmijëve këshillon të shmangen pyetjet retorike dhe të përdoren mesazhe më të qarta, që nxisin bashkëpunim në vend të konfliktit Mirëpo, ekspertja për zhvillimin e fëmijëve, Sigi Koen, e cila gjatë karrierës së saj ka punuar me më shumë se 5.000 familje, paralajmëron se një qasje e tillë shpesh shkakton hutim dhe konflikte të panevojshme. Pas shumë vitesh pune si edukatore, profesoreshë dhe këshilltare për prindër, ajo thekson një rregull të thjeshtë që, siç thotë, funksionon gjithmonë: “Thoni atë që mendoni vërtet”, shkruan CNBC . Fëmijët nuk kanë mjaftueshëm përvojë jetësore dhe pjekuri emocionale për të marrë pjesë në çdo vendim ose për të përcaktuar se çfarë do të ndodhë më pas. Atyre u nevojitet udhëheqje e qartë, e qetë dhe e sigurt. Prandaj, pyetjet retorike, sidomos ato që fillojnë me “pse”, shpesh mund të shkaktojnë ndjenjë turpi ose ta bëjnë fëmijën të kalojë në qëndrim mbrojtës. Në vend të tyre, Sigi Koen këshillon që prindërit ta thonë thjesht dhe drejtpërdrejt atë që duan të përcjellin. Për shembull, në vend të fjalisë: “Pse duhet të ta përsëris kaq shumë herë?!”, mund të provoni një qasje tjetër: “Ta kam thënë disa herë. E di që kjo është fr