Aksident tragjik trondit partneren e Viniciusit: “Zemra ime është copëtuar”
Influencuesja braziliane Virginia Fonseca, partnerja e yllit të Real Madridit, Vinicius Junior, ka njoftuar për vdekjen tragjike të truprojës së saj personale, Rogerio Camilo Ramos, dhe bashkëshortes së tij, Paula Regina Rodarte Camilo, pas një aksidenti rrugor në Brazil. Fonseca ka shprehur tronditjen dhe dhimbjen e thellë për humbjen e çiftit. Sipas kanalit “Rota Verde Goias”, aksidenti ndodhi në një autostradë në zonën Ribeirao das Pos, që i përket komunës Guapo, në rajonin metropolitan të Goianias. Një mjek i shërbimeve emergjente konfirmoi vdekjen e Rogerio Camilos, i cili po udhëtonte me motoçikletë. Bashkëshortja e tij, Paula Regina, u gjet në arrest kardiak dhe respirator. Ekipet e zjarrfikësve dhe emergjencës tentuan ta rikthenin në jetë, por ajo më vonë ndërroi jetë. Vetëm disa orë më herët, Virginia Fonseca kishte marrë pjesë në aktivitetet e Çmimit të Madh të Spanjës në Formula 1, në pistën “Madring”. Më pas, përmes llogarisë së saj në Instagram, ajo bëri publik lajmin për vdekjen e truprojës dhe bashkëshortes së tij, duke shpjeguar se kishte pritur që fillimisht të njoftoheshin të gjithë anëtarët e familjes. “Kam marrë lajmin për vdekjen e Camilos, truprojës sonë perso
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.