Trump i kërkon Zelenskyt të ndalojë goditjet ndaj infrastrukturës ruse të naftës: Po shkakton mungesë globale
Donald Trump ka kritikuar sulmet ukrainase ndaj objekteve të karburanteve në Rusi, duke pretenduar se ato po ndikojnë në furnizimin global me naftë. Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës ruse të karburanteve, duke pretenduar se goditjet ndaj objekteve të naftës dhe karburanteve diesel po kontribuojnë në një mungesë globale. Trump i bëri komentet gjatë qëndrimit të tij në Irlandë, në kuadër të turneut Irish Open, që po zhvillohet në klubin e tij në Doonbeg, raportoi European Pravda. I pyetur nëse kishte biseduar me Zelenskyn pas bisedës së tij të fundit me presidentin rus Vladimir Putin, Trump u ndal te sulmet ukrainase ndaj objektivave në Rusi. “Zoti Zelensky duhet të bëjë një gjë. Ai duhet të ndalojë së godituri karburantin diesel në Rusi”, tha Trump, transmeton Telegrafi. Ai shtoi se Ukraina mund të vazhdojë të godasë objektiva të tjera, por duhet të shmangë infrastrukturën e karburanteve. BREAKING: Trump to Zelensky:Zelensky has to do one thing. He has to stop knocking out diesel fuel in Russia.He is causing a shortage of diesel.This isn’t done by the Middle East. This is done by what’
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.