Murati: Gjykata Kushtetuese ia dha Listës Serbe nënkryetarin, jo LVV-ja - prioriteti ynë është presidenti
Lëvizja Vetëvendosje e ka lidhur mungesën e PDK-së në seancën e konstituimit të Kuvendit me refuzimin e saj për të propozuar një kandidat për nënkryetar. Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, tha se kjo tregon se sa serioz ishte qëndrimi i PDK-së për konstituimin e Kuvendit. Sipas tij, PDK-ja për javë të tëra kishte kërkuar që Kuvendi të konstituohej, por në ditën kur ky proces u përmbyll, deputetët e saj nuk ishin të pranishëm në sallë. Murati tha se LVV-ja kishte vendosur të votonte kandidatin e LDK-së për nënkryetar, me synimin që të zhbllokohej procesi institucional. Ai theksoi se një prej prioriteteve kryesore të LVV-së është zgjedhja e presidentit të Kosovës dhe shmangia e një tjetër procesi zgjedhor. “Për ne në vazhdimësi ka qenë e rëndësishme të zgjidhet çështja e presidentit të Kosovës. Opozita nuk qëndroi në sallë herën e kaluar dhe e dërgoi vendin në zgjedhje. Duke dashur ta evitojmë shkuarjen në zgjedhje, LVV-ja ka insistuar që të ketë konsultim paraprak”, tha Murati. Ai bëri të ditur se LVV-ja ka arritur një marrëveshje me LDK-në, por sipas tij, ajo nuk është e plotë, pasi disa deputetë të LDK-së kanë shprehur rezerva për çështjen e presidentit. Murati tha se vendimi i LV
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.