“Asgjë nuk ka ndryshuar” - Infantino konfirmon kandidaturën për një tjetër mandat në krye të FIFA-s
Gianni Infantino do të rikandidojë për postin e presidentit të FIFA-s në zgjedhjet e marsit të vitit të ardhshëm, pavarësisht presionit në rritje për dorëheqjen e tij. Infantino është përballur me kritika të shumta pas përpjekjeve për t’u shitur investitorëve privatë një pjesë të të drejtave në turnetë e organizuara nga FIFA. Pavarësisht polemikave, ai nuk ka ndërmend të largohet nga posti dhe pritet të përballet me një kandidat rival në zgjedhjet që do të zhvillohen gjatë Kongresit të FIFA-s në Marok vitin e ardhshëm. Kandidatët që dëshirojnë të sfidojnë Infantinon duhet të deklarojnë zyrtarisht kandidaturën e tyre deri më 18 nëntor. Një zëdhënës i FIFA-s ka konfirmuar se planet e Infantinos mbeten të pandryshuara. “Presidenti i FIFA-s njoftoi në prill se do të kandidojë për rizgjedhje në vitin 2027. Sigurisht, asgjë nuk ka ndryshuar. Zoti Infantino do të kandidojë për rizgjedhje”, deklaroi zëdhënësi. Infantino është përballur me kritika edhe nga disa prej zëvendëspresidentëve të FIFA-s në Azi, Evropë dhe Amerikën e Veriut, ndërsa mosmarrëveshjet rreth mënyrës së drejtimit të organizatës vazhdojnë. FIFA akuzon UEFA-n për “fushatë shpifëse” kundër Infantinos Muajin e kaluar, vendet
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.