Ndërsa akuzat për përdorimin e LMM-ve [modelet e mëdha gjuhësore] tronditin botën e letërsisë dhe të medias, gjuhëtarët shpjegojnë se çfarë e dallon vërtet shkrimin njerëzor nga ai i makinerive, ndërsa romancierët, përfshirë Jennifer Eganin dhe Jeanette Wintersonin, reflektojnë mbi të ardhmen e letërsisë në epokën e ChatGPT -së. Nga: David Shariatmadari, shkrimtar / The Guardian Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com Tre paragrafë nga tri vlerësime të ndryshme për hotele. A mund ta dalloni se cili, nëse ndonjëri prej tyre, është gjeneruar nga IA-ja [inteligjenca artificiale]? "Hoteli ndodhet në një lokacion të shkëlqyer për çdo gjë. Ka shumë vende ku mund të hash dhe të pish. Vetë hoteli është gjithmonë plot energji. Taverna që ndodhet në katin përdhes është patjetër një vend që duhet vizituar. Ushqimi, shërbimi, çmimet dhe atmosfera ishin të shkëlqyera”. "Një hotel i mirë, ndonëse dhoma kishte përmasat e një ashensori të pajisur mirë. Fjeta mirë, dushi ishte i shkëlqyer dhe stafi ishte miqësor. Mëngjesi ishte i ngarkuar, por i organizuar mirë. Do të kthehesha sërish, ndonëse ndoshta jo me një valixhe shumë të madhe”. "Një bazë e shkëlqyer për një udhëtim në Londër. Dhoma ishte e q