Oasis rikthehet sërish në skenë, Liam dhe Noel Gallagher konfirmojnë 38 koncerte në 2027
Oasis rikthehet sërish në skenë, duke konfirmuar 38 koncerte të reja në vitin 2027, pas suksesit të turneut të ribashkimit në vitin 2025. Vëllezërit Liam dhe Noel Gallagher do të nisin një tjetër seri koncertesh, me 11 data në Etihad Stadium në Manchester dhe katër koncerte në Knebworth, aty ku zhvilluan koncertet e famshme të vitit 1996. Turneu do të shtrihet edhe në Glasgow, Munich, Barcelona, Amsterdam, Romë, Paris, Boston, Las Vegas dhe Irlandë. Oasis Një ndryshim i rëndësishëm këtë herë është se nuk do të përdoret çmimi dinamik i biletave, praktikë që shkaktoi shumë zemërim gjatë turneut të parë të rikthimit. Çmimet standarde do të jenë fikse dhe do të variojnë nga 71 deri në 266 funte. Fansat duhet të regjistrohen paraprakisht për të pasur mundësinë të blejnë bileta. Oasis Rikthimi i Oasis vjen pas një historie të gjatë konfliktesh mes dy vëllezërve. Grupi u nda në vitin 2009, kur Noel Gallagher u largua pas një përplasjeje me Liam në Paris. Oasis Pas 15 vitesh pa performuar së bashku, ata u ribashkuan në vitin 2024 dhe turneu i tyre i vitit 2025 shkaktoi kërkesë të jashtëzakonshme për bileta. /Telegrafi/
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.