Mediumi Reuters ka raportuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke theksuar se Albin Kurti është rizgjedhur kryeministër, por se dështimi eventual për zgjedhjen e presidentit mund ta çojë vendin sërish në zgjedhje të parakohshme. Kurti u zgjodh me 62 vota në Kuvendin me 120 deputetë, pasi partia e tij doli e para në zgjedhjet e qershorit. Reuters thekson se paqëndrueshmëria politike ka vonuar reformat dhe ka ngadalësuar qasjen e Kosovës në fondet e Bashkimit Evropian. Ndërkohë, PDK-ja dhe Aleanca e kanë bojkotuar seancën, duke paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar nëse është shkelur ligji gjatë konstituimit të Kuvendit. /Gazeta Express The post Reuters raporton për rizgjedhjen e Kurtit kryeministër appeared first on Gazeta Express .