Seriali i ri i Sharon Horgan eksploron me humor rreziqet e plakjes, tmerrin e rikthimit në jetën e beqarisë dhe vështirësitë e të qenit njëkohësisht prind, fëmijë i prindërve të moshuar dhe profesioniste aktive. “Gjatë gjithë kësaj kohe mendoja se mund të mbetesha vetëm përgjithmonë. Nuk e dija madje nëse do të bëja më ndonjëherë seks”, rrëfen Horgan, teksa flet për frymëzimin pas komedisë së saj të re “Youth”. Kur Sharon Horgan hyri në zyrat e HBO-së për të prezantuar idenë e serialit, ajo praktikisht përdori vetëm dy fjalë: “sandwich generation”. Ky term përshkruan brezin e njerëzve që gjenden të “ngjeshur” mes përgjegjësisë për fëmijët e tyre dhe kujdesit për prindërit e moshuar. Alex, protagonistja e serialit, ndodhet pikërisht në këtë situatë: mes një djali adoleshent dhe dy prindërve të moshuar. Por mbi këtë realitet shtohen edhe divorci i fundit, ferri i takimeve romantike, një jetë profesionale e ngarkuar dhe kreative, si dhe njerëz të vështirë me të cilët duhet të përballet në punë. Horgan kishte punuar mbi disa nga personazhet për rreth pesë vjet, por prezantimi para drejtuesve të HBO-së ishte befasueshëm i shkurtër. “Sinqerisht, thashë rreth tri fjali dhe një javë më von