Kriza te Fenerbahçe ka marrë një kthesë të papritur, pavarësisht deklaratave të presidentit Aziz Yıldırım se Ismail Kartal vazhdon të jetë trajner i skuadrës. Tekniku turk nuk është paraqitur në stërvitjen e sotme të ekipit dhe, sipas raportimeve nga Turqia, ka ndërprerë kontaktet me drejtuesit e klubit. Gazetari Yagiz Sabuncuoglu raporton se Kartal ka fikur telefonin e tij dhe aktualisht nuk është i arritshëm për drejtuesit e Fenerbahces. Mungesa e tij ka shkaktuar situatë të pazakontë në klub, pasi seanca stërvitore është dashur të drejtohet nga Dirk Kuyt dhe Zeki Gole. İsmail Kartal telefonlarını kapattı, kendisine ulaşılamıyor! https://t.co/Djm0dA3EtW — Yağız Sabuncuoğlu (@yagosabuncuoglu) September 11, 2026 Kartal kishte paralajmëruar largimin e tij menjëherë pas barazimit 1-1 ndaj Romës në Ligën e Kampionëve. Trajneri ishte i revoltuar edhe për shkak të një incidenti gjatë ndeshjes, kur një tifoz e goditi me shishe në kokë nga tribunat. Në të njëjtën kohë, presioni mbi të ishte rritur edhe për shkak të rezultateve jo bindëse në fillim të sezonit në kampionatin turk. Pavarësisht kësaj, presidenti Yıldırım deklaroi publikisht se Kartal është nën stres, por se vazhdon të jetë në