Florida, ndëshkime penale për kompanitë e chatbotëve pas hetimit mbi përdorimin e ChatGPT
Prokurori i Përgjithshëm i Floridës, James Uthmeier, po kërkon hartimin e një ligji që do të mundësonte ndëshkimin e kompanive të Inteligjencës Artificiale në rastet kur chatbotët e tyre lehtësojnë sjellje kriminale. Nisma vjen pasi prokurorët shqyrtuan bisedat në ChatGPT të personit të akuzuar për sulmin e 17 prillit 2025 në Florida State University. Më 17 prill 2025, një sulm masiv me armë zjarri tronditi kampusin e Universitetit Shtetëror të Floridës, ku nje i ri vrau dy persona. Sipas raportimit, përpara sulmit i dyshuari kishte bërë në ChatGPT disa pyetje shqetësuese që lidheshin me kampusin, pasojat ligjore të sulmeve në shkolla dhe vëmendjen mediatike që mund të merrnin ngjarje të tilla. Uthmeier argumenton se autoritetet duhet të shqyrtojnë jo vetëm informacionin që mund të japin chatbotët, por edhe nëse kompani të tilla duhet të kenë mekanizma për të evidentuar situata që paraqesin rrezik serioz dhe për të mundësuar ndërhyrjen e autoriteteve. Prokurori i Përgjithshëm ngriti gjithashtu çështjen e përgjegjësisë së drejtuesve të kompanive, duke kërkuar të përcaktohet se sa të vetëdijshëm janë ata për mënyrën se si funksionojnë sistemet dhe për rreziqet që mund të lidhen me to
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.