“Liria ka emër”: Më 16 shtator presim festë për Kosovën dhe çlirimtarët
Platforma “Liria ka emër” ka falënderuar qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen masive në “Marshin për Liri”, të mbajtur më 12 shtator në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po gjykohen në Hagë. Në konferencën për media në Prishtinë, përfaqësuesja e platformës, Eliza Hoxha, e cilësoi marshin si një aktivitet dinjitoz dhe madhështor. “Mesazhi ishte i qartë, si në fotografi ashtu edhe në përmbajtje: Populli i Kosovës i shpalli çlirimtarët plotësisht të pafajshëm”, tha Hoxha. Ajo shprehu mirënjohje për organet e sigurisë për bashkëpunimin, si dhe për kompanitë dhe të gjithë kontribuuesit që ndihmuan në organizimin e marshit. Hoxha falënderoi gjithashtu komunat për organizimin e “Orëve të Pritjes”, si dhe qytetarët dhe organizatat që i kanë vendosur ato në mënyrë vullnetare, në kuadër të aktiviteteve para marshit. Mirënjohje të veçantë ajo shprehu edhe për organizatat e dala nga lufta dhe veteranët e UÇK-së, për aktivitetet e përbashkëta në shtatë Zonat Operative, nën siglën “Zjarret e Lirisë”. Platforma “Liria ka emër” falënderoi gjithashtu bashkësitë fetare, grupet kulturore e sportive
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.