Rashit Qalaj anëtari i PDK-së, ka njoftuar se në Ferizaj është vendosur një baner në mbështetje të liderëve të luftës së UÇK-së, në prag të zhvillimeve të 16 shtatorit në Hagë. Qalaj ka bërë të ditur se baneri është vendosur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, duke e cilësuar atë si një simbol të mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së. “Ky nuk është vetëm një baner. Është zëri i një qyteti që nuk harron”, ka shkruar Qalaj. Ai ka thënë se Ferizaj dhe Kosova presin një vendim që, sipas tij, do t’u japë drejtësi atyre që luftuan për lirinë e Kosovës. “Më 16 shtator, sytë dhe zemrat e shqiptarëve do të jenë të drejtuara nga Haga, me shpresën për një vendim që do t’u japë drejtësi atyre që luftuan për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Qalaj. Në fund të reagimit, ai ka përcjellë mesazhin: “Në emër të popullit: drejtësi për çlirimtarët! Liria ka emër”. /Telegrafi/