Courteney Cox shkëlqen në Toronto me filmin e saj të ri, bazuar në një nga grabitjet më të çuditshme
Courteney Cox tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, ku mori pjesë në premierën e projektit të saj më të fundit, “Evil Genius”. Filmi, të cilin Cox e ka regjisuar dhe prodhuar, bazohet në një prej grabitjeve më të pazakonta bankare në ShBA, të njohur si rasti i “pizza bomber” të vitit 2003. Në rolet kryesore janë Patricia Arquette dhe David Harbour. Courteney Cox Ngjarja tregon historinë e Brian Wells, një shpërndarës picash që grabiti një bankë në Pensilvani derisa kishte një bombë të lidhur rreth qafës. Pas arrestimit nga policia, bomba shpërtheu dhe Wells humbi jetën. Courteney Cox Cox, e cila më parë kishte drejtuar filmin “Just Before I Go” në vitin 2014, tha se historia e tërhoqi veçanërisht për shkak të përzierjes së elementeve tragjike dhe humoristike. Sipas saj, në qendër të ngjarjes qëndron edhe një histori dashurie jofunksionale, ndonëse sfida ishte ta tregonte historinë në një mënyrë që të mos i përkiste plotësisht një zhanri të vetëm. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.