STACIONI
Nga: Agim Morina (një rrëfenjë që u kthy në kujtim për një poet) Dynja e vogël. Mesi i viteve ’90 të shekullit të kaluem. Unë në Tiranë. Edhe Xhevdeti në Tiranë. Pranverë. Të dy po rrimë në një tavolinë para një kafeneje. “Nikolino”. Ndoshta “Kumanova”. Ban vaki “Dashuria”. Të gjitha kafenetë me këta emna ishin mbledhë grumbull në Parkun Rinia, përballë “Dajtit”, si në ndonjë qytezë të mërzitshme meksikane të kohës së Pancho Villas, ndërtu shpejt e shpejt me dërrasa e trena. Kamerierët zakonisht ishin malësorë të rreptë. Sa herë porosisje diçka e merrnin sikur po i shaje. Nuk e pëlqenin punën e grave: me shërby me tabake në dorë. Kur afroheshin e pyesnin çfarë doje, e bënin këtë tue nxjerrë gjoksin jashtë, me kokën përpjetë e me një ton thu se donin me u rrahë me ty, bërtitnin: “Ç’a do mo?” Xhevdeti ka ardhë para disa ditësh për me pa babën e vet në Tiranë. Mue baba më kishte vdekë para disa vjetësh dhe s’kisha as ku me e lypë, as ku me e gjetë ma. Unë me mjekër. Aj pa mjekër. Por i parruem. Unë me hallin që s’po muj me u kthy. Aj me hallin që ka me u kthy në Kosovë. Aj shkruj poezi. Unë lexo poezitë e tij. Para disa ditësh ma kishte sjellë përmbledhjen e tij ma të re me poezi “Cop
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.