Katër të plagosur u dërguan nga Podujeva në QKUK, Syla: Kanë plagë të rënda, gjendja e tyre stabile për momentin
Katër persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat që ndodhën sot në sheshin e Podujevës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës për Gazetën Express në një njoftim të ri. Po ashtu, edhe drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, tha për Gazetën Express se katër persona janë pranuar për trajtim nga ky rast. “Janë pranuar katër persona në QE, me plagë skllopetare të rënda. Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme. Gjendja e tyre stabile për momentin”. Në njoftimin fillestar, Policia e Kosovës raportoi për tre të plagosur nga ky rast. The post Katër të plagosur u dërguan nga Podujeva në QKUK, Syla: Kanë plagë të rënda, gjendja e tyre stabile për momentin appeared first on Gazeta Express .
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.