Kur tradhtia u bë komb: Historia e 4 korrikut 1776
Pa asnjë dyshim, ne jemi ende të papërsosur. Por, më tregoni një histori më të mirë për krijimin e një kombi sesa ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Nga: Joseph Curl / The Washington Times Përkthimi: Telegrafi.com Gati 250 vjet më parë, 56 burra u mblodhën në Sallën e Kuvendit të Pensilvanisë. Ishte 4 korriku 1776. Ishin burra të rinj, të paprovuar dhe të padëshmuar. Mbi një duzinë prej tyre ishin 35 vjeç ose më të rinj (një tip i quajtur Thomas Jefferson ishte vetëm 33 vjeç), ndërsa vetëm tetë ishin më të moshuar se 60 vjeç. Historia ka një mënyrë për t’i lajkatuar protagonistët e saj - duke i shndërruar njerëzit prej mishi e gjaku në statuja mermeri, me dyshimet dhe frikën e tyre të lëmuara prej shekujve të tërë të nderimit. Por, në ditët para asaj të enjteje vendimtare, burrat që debatonin për pavarësinë amerikane nuk ishin statuja. Ata ishin juristë, bujq, tregtarë dhe dijetarë. Ishin bashkëshortë dhe etër. Dhe, ishin të tmerruar. Kongresi i Dytë Kontinental po përballej prej kohësh me çështjen nëse duhej të shkëputej nga britanikët, të cilët, megjithëse 3 500 milje larg (me anije, ta keni parasysh), ende i kontrollonin Kolonitë. Mbreti George III ishte, në fund të fundi
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.