Derrat që notojnë tërheqin turistë në ishullin grek
Një ishull i vogël grek është shndërruar në një atraksion të pazakontë turistik, pasi vizitorët nga e gjithë bota po udhëtojnë atje për të notuar në ujërat e kaltra mes tufave të derrave. Në një plazh të vogël të ishullit Atokos, në Detin Jon, turistët shijojnë ujërat e kristalta të Greqisë, por përvoja e tyre është shumë larg asaj që mund të përjetosh në një plazh të zakonshëm mesdhetar. Në ujë dhe përgjatë bregut, ata shoqërohen nga tufa derrash të zinj, të cilët janë bërë tashmë yjet e ishullit, transmeton Telegrafi. Atokos, një ishull privat që ndodhet pranë Ithakës, është kthyer në një fenomen të rrjeteve sociale. Pamjet e derrave që hyjnë në det për t'u freskuar janë bërë virale në Instagram dhe TikTok, duke tërhequr vizitorë nga vende të ndryshme të botës. Derrat zakonisht qëndrojnë të qetë dhe merren me kërkimin e ushqimit në rërë. Herë pas here, ata futen në ujë për të freskuar trupin, ndërsa turistët i vëzhgojnë, fotografojnë dhe madje i ushqejnë. “Duket se janë në habitatin e tyre dhe nuk përpiqen të kafshojnë nëse nuk i prek”, tha Francesco Ferrari, një tatuazhist 22-vjeçar nga Italia. Vizitorët mbërrijnë në Atokos me varka turistike nga ishulli fqinj i Ithakës. Operato
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.