Mijëra shqiptarë janë mbledhur para objektit të Gjykatës Speciale në Hagë, në prag të vendimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vendimi për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetin Rexhep Selimi pritet të shpallet më 16 shtator. Qytetarë nga Kosova dhe vende të ndryshme të Evropës kanë udhëtuar drejt Hagës për të qenë të pranishëm në ditën e vendimit. Para objektit të Dhomave të Specializuara të Kosovës janë parë flamuj të UÇK-së, ndërsa qytetarët kanë shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së. Vendimi i së mërkurës pritet me interes të madh në Kosovë dhe në mesin e familjarëve, mbështetësve dhe bashkëpunëtorëve të të akuzuarve. /Gazeta Express The post Pamje të regjistruara sot në Hagë, qindra shqiptarë me flamuj para Speciales, disa orë para verdiktit appeared first on Gazeta Express .