William dhe Kate ndryshojnë rregullin për fëmijët e tyre - një faktor vendos për shkollimin
Princi William dhe Kate Middleton nuk duan të ndjekin të njëjtin parim për shkollimin e tre fëmijëve të tyre. Sipas burimeve pranë familjes mbretërore, ata marrin parasysh karakterin, interesat dhe aftësitë e secilit fëmijë përpara se të zgjedhin shkollën. Djali i madh, princi George, ka nisur së fundmi studimet në prestigjiozen Eton College, shkollë ku ka studiuar edhe babai i tij, William. Princi William dhe Kate Megjithatë, zgjedhja nuk është bërë vetëm për shkak të traditës familjare. William dhe Kate duan që fëmijët e tyre të jenë në ambiente ku ndihen të sigurt dhe ku mund të zhvillojnë interesat e tyre, duke i kushtuar rëndësi edhe aktiviteteve që ofrojnë shkollat, veçanërisht sportit. Ndërkohë, princesha Charlotte dhe princi Louis vazhdojnë të ndjekin Lambrook School dhe ende nuk është vendosur se ku do të vazhdojnë shkollimin. Në këtë mënyrë, çifti duket se përpiqet t’i trajtojë fëmijët si individë, duke vendosur përshtatjen me nevojat e tyre mbi prestigjin apo traditën e një shkolle. /Telegrafi/
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.