Pacolli kritikon Ramën për Gollakun: “Nuk është pronë e tij për ta planifikuar si t’i teket”
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me projektin për Gollakun, duke e akuzuar atë për mungesë të planifikimit dhe transparencës. Pacolli ka thënë se Gollaku nuk është pronë e kryetarit të Prishtinës dhe se zhvillimi i kësaj zone duhet të bëhet përmes një plani të mirëfilltë dhe në konsultim me institucionet përgjegjëse. “Gollaku nuk është pronë e Përparim Ramës për ta planifikuar si t’i teket!”, ka shkruar Pacolli. Miratohet projekti për Tulltoren, Rama: Toka jepet në shfrytëzim për 50 vjet Ajo ka akuzuar Ramën se po tenton ta paraqesë projektin për Gollakun përmes, siç është shprehur, “shumë propagandë, shumë fotografi, shumë premtime dhe hiç punë”. Pacolli ka ngritur pikëpyetje edhe për Planin Zhvillimor Komunal të Prishtinës, duke pretenduar se për pesë vjet nuk është përfunduar dhe se tash Rama është duke u marrë me Gollakun. “Përparim ku është plani? Kush e ka hartuar? Mbi çfarë baze? Me kë është konsultuar? Ku janë institucionet përgjegjëse? Ku janë komunat e tjera nëse preken territoret e tyre?”, ka pyetur ajo. Sipas Pacollit, Gollaku ka potencial të madh natyror dhe zhvillimi i tij duhet
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.