Ancelotti nuk dorëzohet pas dështimit të Brazilit: Dhimbja është e madhe, por vazhdojmë
Carlo Ancelotti ka konfirmuar se do të vazhdojë në krye të kombëtares së Brazilit, pavarësisht eliminimit të hidhur nga Kupa e Botës pas humbjes 2-1 ndaj Norvegjisë në fazën e 1/8 së finales. Trajneri veteran italian, së bashku me Federatën Braziliane të Futbollit, ka bërë të qartë se projekti afatgjatë mbetet në fuqi, edhe pse Selecao regjistroi një nga kampanjat më zhgënjyese në historinë e tij moderne. Rënia e Brazilit në New Jersey Ëndrra e Brazilit për ta fituar titullin e gjashtë botëror mori fund në mënyrë dramatike në fazën e 1/8 së finales. Dy golat e Erling Haalandit për Norvegjinë e rrëzuan Selecaon nga turneu, në një mbrëmje të rëndë në New Jersey. Penalltia e humbur nga Bruno Guimaraes në pjesën e parë dhe mungesa e efikasitetit në sulm e rënduan edhe më shumë situatën për pesë herë kampionët e botës. Ky eliminim shënon paraqitjen më të dobët të Brazilit në një turne të madh ndërkombëtar që nga eliminimi në fazën e grupeve rreth gjashtë dekada më parë. Ancelotti: Besimi në atë që po ndërtojmë nuk ndryshon Pavarësisht presionit të madh publik pas eliminimit të hershëm, Ancelotti reagoi menjëherë në rrjetet sociale për t’i dhënë fund spekulimeve rreth së ardhmes së tij.
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.