Dalëngadalë po ulet numri i personave të prekur nga ethet e Nilit Perëndimor në vend. Sipas të dhënave të fundit, masat e ndërmarra nga autoritetet shëndetësore dhe pushteti lokal, së bashku me uljen graduale të temperaturave, kanë ndikuar në rënien e numrit të rasteve të reja. Spërkatja kundër mushkonjave në vendbanimet e shpallura si zona me rrezik në kryeqytet është një nga masat që ka ndikuar në frenimin e përhapjes së sëmundjes. Me ardhjen e vjeshtës dhe rënien e mëtejshme të temperaturave, pritet që numri i rasteve të etheve të Nilit Perëndimor dhe sëmundjeve të tjera që transmetohen nga mushkonjat të ulet edhe më shumë. Aktualisht, në Klinikën Infektive në Shkup janë të hospitalizuar gjashtë pacientë. Dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe ndodhen në ventilim mekanik, ndërsa katër të tjerët janë në gjendje stabile. Megjithatë, edhe pas përfundimit të trajtimit, një pjesë e pacientëve mund të përballen me pasoja të zgjatura. Për disa persona, lodhja dhe dobësia mund të vazhdojnë për javë, madje edhe muaj, ndërsa në raste më të rënda mund të shfaqen probleme neurologjike dhe kognitive. Deri më tani, gjithsej 57 persona janë prekur nga ethet e Nilit Perëndimor në vend. Te