Kosova sot në pritje - pak orë para vendimit të madh për shpalljen e aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së
Pas tri vitesh proces gjyqësor në Hagë e afro gjashtë vjet në paraburgim sot më 16 shtator 2026 në Gjykatën Speciale shpallet aktgjykimi në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe është paraparë të zgjasë deri në orën 12:00. Aktgjykimi që do të shpallet pas përfundimit të një procesi të gjatë gjyqësor, në të cilin janë dëgjuar dëshmitarë dhe janë shqyrtuar një numër i madh provash të paraqitura nga palët. Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi përballen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Orët e fundit para vendimit për katërshen e UÇK-së Ata janë arrestuar në nëntor të vitit 2020, ndërkaq gjykimi nisi më 3 prill 2023. Prokuroria përfundoi paraqitjen e provave më 15 prill 2025; mbrojtja përfundoi në dhjetor 2025, ndërsa deklaratat përmbyllëse u mbajtën në shkurt 2026. Aktakuza përfshin pretendime për përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë, si dhe akuza për arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje. Vendimi i madh të mërkurën, dy orë në dispozicion për shpal
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.