Nagavci: Absurde që Haradinaj të kërkojë postin e Presidentit pas fjalëve të pamatura në Kuvend
Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se për të personalisht është “pak absurde” që Ramush Haradinaj i AAK’së të kërkojë mbështetje për postin e Presidentit meqë ai “ka folur fjalë të pamatura” në Kuvend. “Po tani siç thashë, nuk do të kisha dashur të flisja me emra të veçantë. Është për mua personalisht, është pak absurde që një person, cili do qoftë ai - i cili ka folur fjalë të pamatura, gjëra të cilat e dinë edhe vetë që nuk qëndrojnë - në Kuvend, tashmë të kërkojnë që të marrin mbështetjen”. Nagavci më pas tha se beson se Kosova ka kandidatë konsensualë për këtë pozitë. “Kjo tregon shumë edhe për atë që ka ndodhur para apo edhe tani, kështu që unë besoj e përsëris që të gjendet, të gjenden disa emra konsensualë sepse besoj që Kosova ka mjaftueshëm njerëz me integritet edhe personal edhe profesional, të cilët do të bënin në mënyrë shumë të mirë presidentin apo presidenten”. Më pas ajo shtoi se nuk po flet në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, “por atë që mund të them është se është kohë që të mendojmë për institucionet, të mendojmë se si dalim nga kjo krizë politikë edhe të lëmë anash vetëm ambiciet edhe interesat personale”, tha Nagavci. Së fundm
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.