“UÇK-ja nuk ka qenë rastësi, por ka qenë domosdoshmëri historike” Ishte një nga mesazhet e Buna Mustafës, vajzës së Salih Mustafës – Calit, në “Marshi për Liri” që u mbajt sot në Prishtinë. Duke folur para qytetarëve të mbledhur në kryeqytet, Mustafa tha se me kalimin e viteve “mendjet po kthjellohen” dhe se, sipas saj, e vërteta për luftën e UÇK-së po bëhet gjithnjë e më e qartë. Ajo foli për sakrificën e ushtarëve të UÇK-së dhe kundërshtoi çdo përpjekje për të barazuar luftën çlirimtare me krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, raporton kp. “Ditët po kalojnë, vitet po ndërrohen, mendjet po kthjellohen, por edhe e vërteta çdo ditë më shumë po ndriçohet. Se UCK nuk ka qenë rastësi, por ka qenë domosdoshmëri historike. Një ushtri që u zgjua nga populli dhe krijoi uniformën e vet, me të cilën nuk terrorizoi asnjë civil, nuk dhunoi e nuk abuzoi me asnjë grua e asnjë fëmijë të përkatësisë tjetër. Prandaj, nderoj emblemën e vet, përkundër regjimit fashist serb që na i shkaktoi për mbi 13 mijë viktima civile, na i vrau e na i masakroi 1 mijë e 400 fëmijë. Dhunoi e abuzoi seksualisht me 20 mijë nëna e motra tonat. I zhduku 1 mijë e 500 bashkëqytetarë dhimbjen e të cilëve