Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Gjilanit ka realizuar rrënimin e një objekti të braktisur, i cili sipas autoriteteve paraqiste rrezikshmëri të lartë për banorët dhe kalimtarët në lagjen “Livadhet e Arapit”, përkatësisht në zonën e njohur si Sheshi Jugu 2. Sipas Drejtorisë së Inspekcionit, veprimi është ndërmarrë pas ankesave të qytetarëve dhe vlerësimit të organeve kompetente se objekti përbënte rrezik për sigurinë publike. Drejtori i Inspekcionit, Isa Agushi, tha se objekti ishte identifikuar si i rrezikshëm dhe se rrënimi i tij ishte i domosdoshëm. “Ky objekt paraqiste rrezik të lartë për banorë dhe pas ankesave të qytetarëve dhe konstatimit se paraqiste rrezik, është rrënuar”, ka deklaruar Agushi. Ai theksoi se objekti-gërmadhë ndodhej në një zonë të frekuentuar nga qytetarët dhe paraqiste rrezik të veçantë për fëmijët që kalojnë nëpër shëtitoren e lagjes. “Ky objekt-gërmadhë në fund të Sheshit Jugu 2 në lagjen Livadhet e Arapit paraqiste rrezik jo vetëm për banorët e asaj ane, por edhe për qytetarët e shumtë, sidomos fëmijët që ecin në shëtitore”, ka thënë ai. Sipas Agushit, pas konstatimit të gjendjes nga institucionet përgjegjëse, inspektorët kanë mbikëqyrur procesin e