E dyshuara për vrasjen në Ferizaj erdhi nga Franca për qëndrim të përkohshëm, dalin detaje
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Ferizaj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Arjeta Roshajt, e dyshuar për vrasjen në Ferizaj më 28 qershor 2026. Sipas kërkesës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi” më 28 qershor 2026, rreth orës 22:40, në Ferizaj, rruga “Sejdi Sejdiu”, përkatësisht në objektin banesor, të marrë me qira nga babai i të pandehurës M.B., e pandehura ka privuar nga jeta tani të ndjerin F.H. Tutje, në kërkesë thuhet se tani i ndjeri kishte shkuar në banesën në të cilën ndodhej e pandehura, dhe gjatë qëndrimit në banesë, pas një mosmarrëveshje dhe përleshjeje fizike në mes tyre, e pandehura merr armën e zjarrit nga tani i ndjeri dhe shtie një herë në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vend ngjarje Me këto veprime, ajo dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje” nga neni 172 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit dhe se ekzistojnë prova të mjaftueshme që e mbështesin dyshimin e bazuar, përfshirë raportin mbi sekuestrimin e përkohshëm të sendeve, i datës 29.06.2026, me anë të së cilit
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.