Modelja dhe aktorja amerikane, Brooks Nader, po kalon disa ditë pushimi në Kroaci, ku është vendosur në bregdetin e Adriatikut, më saktësisht në Dubrovnik. Edhe pse nuk e ka zbuluar drejtpërdrejt vendndodhjen në Instagram, nga fotografitë e publikuara kuptohet se ajo po viziton qytetin e vjetër të Dubrovnikut. Nader është parë duke shëtitur në rrugicat historike të qytetit dhe pranë katedrales. Foto: Instagram Ajo ka tërhequr vëmendje edhe me mënyrën luksoze të udhëtimit, pasi në Dubrovnik mbërriti me jaht. Në rrjetet sociale publikoi pamje nga brendësia e mjetit lundrues si edhe peizazhin e detit që e priste çdo mëngjes. Foto: Instagram Ende nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i saj i radhës pas qëndrimit në Kroaci. Brooks u bë e njohur pasi fitoi garën 'Sports Illustrated Swimsuit Search', duke nisur më pas një bashkëpunim të suksesshëm me revistën e njohur sportive. Foto: Instagram Krahas karrierës si modele, është angazhuar edhe në projekte televizive dhe reality shou. Së fundmi, ka siguruar një nga rolet kryesore në versionin e ri të serialit 'Baywatch', që po përgatitet nga 'Fox Broadcasting Company'. /Telegrafi/ Foto: Instagram Foto: Instagram Foto: Instagram