Një incident i shëmtuar ka ndodhur në Superligën e Arabisë, ku tifozët e Al Taawon kanë provokuar Ruben Nevesin me kore për mikun e tij të ndjerë, Diogo Jota. Skena të rënda janë regjistruar gjatë ndeshjes mes Al Taawonit dhe Al Hilalit, ku në qendër të vëmendjes ishte mesfushori portugez, Ruben Neves. Në momentin kur loja ishte e ndalur dhe Neves kishte topin në këmbë, nga tribunat e tifozëve vendas nisën të dëgjoheshin vazhdimisht kore me emrin “Jota, Jota, Jota”, në atë që u interpretua si një përpjekje për të provokuar futbollistin e Al Hilalit. Koret lidhen me ndarjen tragjike nga jeta të Diogo Jotas, mikut dhe ish-shokut të skuadrës së Nevesit, i cili humbi jetën në një aksident tragjik rrugor. 🚨 𝐖𝐀𝐓𝐂𝐇: Ruben Neves' reaction as Al-Taawoun fans repeat the name of his late close friend: "Jota, Jota, Jota..." 🙏 pic.twitter.com/2iPdA36H3i — RazedFootball (@RazedFootball) September 12, 2026 Neves reagoi menjëherë ndaj provokimit. I revoltuar dhe dukshëm i prekur nga ajo që po ndodhte, portugezi iu drejtua tifozëve me duartrokitje ironike, ndërsa bëri edhe një gjest duke treguar lart. Pas përfundimit të ndeshjes, Neves nuk e fshehu zhgënjimin për sjelljen e tifozëve. “Shpresoj të m