Kryetari i Lezhës: 65% e turistëve ishin nga Kosova - një pjesë e konsiderueshme nga diaspora
Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka deklaruar se sezoni turistik i këtij viti ka qenë më i mirë krahasuar me vitet e mëparshme, me përjashtim të muajit korrik. Ndreu tha se Shëngjini ka vijuar të ruajë ritmin e fluksit turistik, ndërsa një nga problemet kryesore gjatë sezonit ka qenë trafiku. Sipas tij, zgjidhja e problematikës së qarkullimit në këtë zonë lidhet ngushtë me përfundimin e aksit rrugor Milot-Balldren. Ndreu theksoi gjithashtu se turistët nga Kosova vijojnë të përbëjnë pjesën më të madhe të klientelës në zonën turistike të Lezhës. Sipas tij, rreth 65% e klientelës vjen nga Kosova, ndërsa një pjesë e konsiderueshme janë pjesëtarë të diasporës. “ Sezoni i mirë ka qenë. Shëngjini vijon ta mbajë ritmin. Ka qenë shumë më i mirë se vjet, përjashto korrikun. Kemi monitoruar njësitë akomoduese. Problemi më i madh ka qenë trafiku. E kam thënë dhe vazhdoj ta them, që pa Milot-Balldren, ajo zonë nuk merr zgjidhje. Pjesëmarrje ka pasur. Shqiptarët e Kosovës janë të parët, 65% të klientelës i kemi nga Kosova. Ata janë pjesë të biznesit, janë pjesë të banesave aty dhe kanë blerë apartamente. Shumica vijnë nga diaspora, vijnë dhe shkojnë me pushime në Shëngjin dhe Velipojë. Ç
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.