Nga “Free Britney” te izolimi dhe “rënia” e një ylli – Çfarë ndodhi me Britney Spears
Britney Spears ka qenë në qendër të vëmendjes që prej përfundimit të kujdestarisë ligjore ndaj saj, por raportimet e fundit sugjerojnë se këngëtarja vazhdon të përballet me sfida personale dhe një jetë gjithnjë e më të izoluar. Sipas burimeve të cituara nga “The Sun”, persona pranë yllit të muzikës pop shprehen të shqetësuar për gjendjen e saj emocionale dhe sociale, duke pretenduar se 44-vjeçarja kalon pjesën më të madhe të kohës e vetmuar dhe është larguar nga rrethi i ngushtë i miqve. Britney Spears u bë fenomen botëror në fund të viteve ’90 me hitin “…Baby One More Time”, ndërsa në vitin 2021 fitoi lirinë pas përfundimit të kujdestarisë 14-vjeçare të ushtruar nga babai i saj, Jamie Spears, pas një fushate të gjerë publike të njohur si “Free Britney”. Megjithatë, sipas raportimeve mediatike, jeta e saj pas përfundimit të kujdestarisë nuk ka qenë aq e qetë sa pritej. Burime pranë këngëtares pretendojnë se divorci me ish-bashkëshortin Sam Asghari në vitin 2023 dhe marrëdhëniet e vështira me dy djemtë e saj, Sean Preston dhe Jaden James, kanë ndikuar në gjendjen e saj emocionale. Në muajt e fundit, Spears është bërë objekt diskutimesh në media dhe rrjetet sociale për disa incidente
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.