Japonia thyen rekorde, kalon për herë të parë shifrën e 100 mijë persona mbi moshën 100-vjeçare
Më shumë se 100 mijë persona mbi 100 vjeç jetojnë aktualisht në Japoni, duke shënuar një rekord të ri për vendin që prej dekadash përballet me plakjen e popullsisë dhe rënien e lindjeve. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, numri i njëqindvjeçarëve ka arritur në 107,677 persona, 88% e të cilëve janë gra. Shifrat e fundit tregojnë se Japonia ka kaluar për herë të parë pragun e 100 mijë personave të moshës 100 vjeç e lart. Gruaja më e moshuar në vend është Kishimoto Fuyo, 114 vjeç, nga qyteti i Kiotos, ndërsa burri më i moshuar është Kato Hikaru, 112 vjeç, nga Kumamoto. Ministri i Shëndetësisë, Kenichiro Ueno, e cilësoi rritjen e numrit të njëqindvjeçarëve si një zhvillim pozitiv, duke theksuar përparimin në mjekësi dhe teknologji që ka ndihmuar njerëzit të jetojnë më gjatë. Megjithatë, ai paralajmëroi se plakja e popullsisë po krijon sfida të mëdha për qëndrueshmërinë e sistemit japonez të sigurimeve shoqërore. Kur Japonia nisi të mbante statistikat zyrtare për personat mbi 100 vjeç në vitin 1963, në vend kishte vetëm 153 njëqindvjeçarë. Numri kaloi 1,000 në vitin 1981 dhe arriti në 10,000 në vitin 1998. Sot, numri është rritur në 107,677. Të dhënat publikohen në prag të festës kombëta
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.