Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka frikë se ndërkombëtarët sikur po paralajmërojnë dënimin e ish-krerëve të UÇK-së në shkallë të parë të mërkurën, e më pas lirimin e tyre në Apel. Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati publikoi në Facebook një apel të veteranëve të UÇK-së për Bashkimin Europian dhe “ambasadorët e huaj”. “Veç çka nuk po thonë direkt: ‘Mos na pengoni t’i dënojmë një herë, sepse në Apel i shpallim të pafajshëm’. Kjo është një lojë e pistë politike me shkallët e drejtësisë”, shkroi Gucati në Facebook. Apeli i veteranëve të UÇK-së përmes Hysni Gucatit: APELI i veteranëve të UÇK-së për BE-në dhe ambasadorët e huaj Shumë ambasadorë të huaj, sikurse dje edhe BE-ja, në përpjekje për t’i menaxhuar pakënaqësitë qytetare lidhur me Gjykatën Speciale, po thonë: më 16 shtator nuk përfundon gjithçka, sepse palët e kanë Apelin. Veç çka nuk po thonë direkt: “Mos na pengoni t’i dënojmë një herë, sepse në Apel i shpallim të pafajshëm”. Kjo është një lojë e pistë politike me shkallët e drejtësisë. Gjykata Speciale, që nga fillimi, u ka raportuar diplomatëve, sepse është krijuar dhe mbështetur prej tyre. Ajo nuk ka vepruar asnjëherë si një institucion i