Deputetja e LDK-sw, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për president, deri tani nuk ka pasur biseda apo iniciativë të re për një kandidat tjetër, raporton Ekonomia Online. Ajo tha se LDK-ja është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me procedurën e konstituimit të Kuvendit dhe Qeverisë, ndërsa theksoi se si parti politike do të kontribuojë në dialog për gjetjen e një zgjidhjeje institucionale. “Deri në këtë moment nuk ka as biseda, as ndonjë iniciativë të tillë. Tani ju e dini që ka lëndë të dërguara në Gjykatën Kushtetuese dhe jemi, para së gjithash jemi të interesuar për vendimin që do të marrë Gjykata Kushtetuese për procedurën e konstituimit të Kuvendit dhe të Qeverisë, prandaj kjo do të na sqarojë njëherë rrugëtimin e këtij konstituimi dhe normalisht si parti politike duhet të kontribuojmë në dialog, por deri në këto momente nuk është se kemi pasur diçka të re”, tha ajo. Lushaku-Sadriu tha se LDK-ja, që nga fillimi, ka kontribuar për gjetjen e një zgjidhjeje për institucionet, duke theksuar se prioritet i saj ka qenë konstituimi sa më i shpejtë i tyre. “Ju e dini që prej fillimit LDK ka kontribu dhe ka dhënë gj